Kush jemi
Vizioni juaj, Përkushtimi ynë.
Optryx është më shumë se një optikë. Është një vend ku shëndeti i syve trajtohet me profesionalizëm, kujdes dhe respekt, nga ekipi i udhëhequr nga dr. Etleva, një emër që frymëzon besim dhe siguri.
Optryx kombinon ekspertizën mjekësore me kujdesin estetik dhe shërbimin njerëzor, duke u bërë një pikë referimi për ata që kërkojnë më të mirën për shikimin dhe pamjen e tyre.

Qëllimi ynë
Misioni dhe vizioni jonë
Dr. Etleva Gjurashaj beson në një mjekësi që respekton individualitetin e pacientit, që ndërton ura mes shkencës dhe shpirtit njerëzor, dhe që frymëzon përmes dijes dhe përkushtimit.
— Dr. Etleva Gjurashaj
Konsulta oftalmologjike të personalizuara
Diagnostikim i avancuar
Zgjedhje të kujdesshme të syzeve
Syze optike dhe dielli
Lentet më cilësore
Teknologji e avancuar për matjen e shikimit
Optryx është një iniciativë e themeluar nga Dr. Etleva Gjurashaj, e cila synon të sjellë një standard të ri në oftalmologji që ofron konsulta oftalmologjike të personalizuara, zgjedhje të kujdesshme të syzeve optike dhe dielli, dhe lentet më cilësore me teknologji të avancuar për matjen e shikimit.
Çfarë përfaqësojmë
Vlerat tona
Profesionalizëm në çdo detaj
Çdo shërbim realizohet me standarde të larta, përpikëri dhe dije të specializuar.
Besim dhe transparencë
Komunikim i hapur, këshillim i sinqertë dhe zgjidhje të qarta për çdo nevojë.
Kujdes njerëzor
Çdo klient trajtohet me vëmendje, respekt dhe mirëkuptim të plotë.
Përkushtim ndaj saktësisë
Matje të sakta dhe vendime të bazuara në ekspertizë mjekësore.
Elegancë në përzgjedhje
Produkte dhe stile të zgjedhura me kujdes për të reflektuar cilësi dhe estetikë.
Përvojë e personalizuar
Çdo shërbim përshtatet sipas nevojave dhe stilit unik të klientit.
Njihuni me ekspertët
Ekipi ynë
Profesionistë të kualifikuar të përkushtuar ndaj shëndetit të syve tuaj dhe përvojës me syze. Klikoni mbi një anëtar të ekipit për të mësuar më shumë.
Gati për të përjetuar shikim më të mirë?
Rezervoni ekzaminin tuaj falas të syve sot dhe zbuloni ndryshimin Optryx.
Na kontaktoni
